Fjalëformim – Shkronja të përziera
- o, sh, a, ll, k →
- r, o, k, p, j, e, t →
- o, t, p, o, r, o, l, f →
- a, r, b, l, i →
- o, m, l, ë, l →
- l, a, j, d, i →
- j, a, v, z, a →
- e, q, n →
Leksikologji
Tërhiq përkufizimin e duhur te fjala:
Morfologji – Shumësi
- libër →
- laps →
- nxënës →
- mollë →
- djalë →
- vajzë →
- zog →
- shteg →
- xhup →
- peshk →
Morfologji – Gjinia
Tërhiq fjalët në kolonën e duhur:
Kuic – Morfologji
1. Sa klasa fjalësh ka gjuha shqipe?
2. Trego klasat e fjalëve të ndryshueshme:
3. Në sa grupe ndahen klasat e fjalëve?
Sintaksë – Rendit fjalët.
- libër / lexon / Ana →
- luajnë / fëmijët / në oborr →
- pi / ujë / djali →
- gurabije / gjyshja / gatuan →
- filma / në televizor / ka →
- ftohtë / bën / jashtë →
Sintaksë – Gjej kryefjalën dhe kallëzuesin.
- Djali luan në park. → Kryefjala: Kallëzuesi:
- Vajza lexon librin. → Kryefjala: Kallëzuesi:
- Zogu fluturon lart. → Kryefjala: Kallëzuesi:
- Mami gatuan darkën. → Kryefjala: Kallëzuesi:
- Nxënësi shkruan në fletore. → Kryefjala: Kallëzuesi:
Drejtshkrim – Korrigjo fjalët.
- krylart →
- zologjik →
- kordinator →
- llotari →
- përpunus →
- pytje →
- llogjikë →
- genetik →
- dizinfektoj →
Këndi i leximit
Kërkesa: Lexo tekstin dhe përpiqu ta shkruash atë.
Breshka dhe fara e shegës
Një ditë pranvere, një breshkë e ngadaltë po ecte buzë lumit.
Aty, ajo pa një farë të vogël shege që rrotullohej me dallgët.
— Ç’punë ka një kokërr kaq e vogël në duart e tua? — tha zogu, duke qeshur nga dega.
— Është humbje kohe, — shtoi lepuri që si gjithnjë, mburrej me shpejtësinë e tij.
Por breshka, pa u lëkundur nga talljet, e mori farën dhe e mbolli në një copë toke.
Çdo ditë, ajo sillte ujë, e mbulonte me gjethe që të mos digjej dhe e ruante nga era.
— Pse lodhesh kot? — i thoshte dhelpra, duke kaluar atypari. — Ti nuk do ta shohësh kurrë këtë pemë të rritet.
Breshka vetëm buzëqeshte dhe vazhdonte punën e saj. Stinët u ndërruan.
Vera dogji, dimri ngriti akull, breshka s'u dorëzua.
Filizi i parë u duk si një fije bari, pastaj u bë trung i hollë e më pas një pemë që shtrihej drejt qiellit.
Pas shumë vitesh, pema u mbush me shegë të kuqe, të rënda si gurë të çmuar.
Zogjtë që dikur qeshnin, tani fluturonin për të ngrënë frutat e saj.
Lepuri i lodhur e i plakur nga vitet, kërkoi hije nën degët e saj.
Edhe dhelpra, që dikur e kishte përqeshur, erdhi të shijonte ëmbëlsinë e frutave.
Atëherë, breshka tha me zë të qetë: — Durimi im, që ju e quajtët marrëzi, është tani ushqim, hije e bekim për të gjithë.
Ajo që duket e vogël dhe e parëndësishme, me kohë e kujdes, bëhet e madhe dhe e dobishme.
Autorja: Onejda Hoxha
Shkruaj tregimin këtu: